Pas katër vitesh partneritet mes të majtëve Syriza dhe partisë nacionaliste greke ANEL së shpejti mund të vijë deri te divorci i tyre si pasojë e Marrëveshjes së Prespës me Athinës dhe Shkupit, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat greke si “Kathimerini”.
Në fjalimin e kryeministrit Aleksis Cipras në rrethin partiak, ka thënë se qeveria e tij mund të mbijetojë edhe pa ANEL dhe se ai do gjejë 151 vota për të tejkaluar ratifikimin e marrëveshjes në parlament.
Së shpejti Greqinë do vizitojë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ku duket se do ketë detyrë të vështirë të bindë opozitën greke që të mos e bllokojë tërësisht ratifikimin e marrëveshjes.
ANEL pretendon që “Maqedonia” është term ekskluziv grek dhe nuk mund të përdoret nga fqinji verior. Tashmë nga realacion partneriteti ANLE dhe Syriza mund të përfundojnë në ‘luftë’. Disa thonë se ANEL po përdor rastin për të përfituar politikisht, pasi sipas anketave nuk mund të kalojë pragun prej 3 përqind.
Rreziku më i madh është nëse ndodh votëbesimi (mocioni) qeveritar, ku Cipras mund të bie nga qeveria. Atëherë çfarë kuptimi do kishte Marrëveshja e Prespës?/Foldrejt.com