Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se ndarja e pakos prej 100 mijë eurosh, është në kuadër të shumës prej 7.3 milionë eurosh, dhe përfshinë mbështetjen për kategorinë që kanë mbetur pa u dalë shtesat në raundin e parë, shkruan Fol Drejt.
Ky propozim u miratua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
“Ky propozim-vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak që kishte të bënte me ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik dhe bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në raundin e parë dhe kësisoj duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë euro pra nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhet 7.4 milionë euro ky është plotësim-ndryshimi në mënyrë që të përmbushen të gjitha obligimet që dalin sipas vendimit” – tha Murati./FolDrejt/