Qeveria italiane miratoi sot një paketë ndihme me vlerë më shumë se dy miliardë euro për zonat në rajonin Emilia-Romagna të prekura nga përmbytjet, ku humbën jetën 14 persona.
Kryeministri italian Giorgio Meloni tha se paketa përfshinte moratoriume mbi taksat dhe kontributet sociale për familjet dhe kompanitë e prekura, raporton Reuters.
Meloni vizitoi rajonin e përmbytur të dielën, pas së cilës thirri një mbledhje urgjente të kabinetit për sot për miratimin e masave./FolDrejt/