Sot, në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike nga Qeveria e Kosovës, në mesin e vendimeve të marra, është marrë edhe ai për procedimin e pagesave për studentët dhe kategoritë e tjera të përfshira në subvencionim.
Siç thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme u miratua “kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.”/FolDrejt/