Në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023 u mor vendim që të ndahen 70 mijë euro, për botimin e librit mbi masakrën e Reçakut, nga memoriet e ambasadorit William Walker.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se kjo shumë e ndarë do të shërbejë për hulumtimin, shkrimin, editimin dhe shtypjen e librit të memorieve të ambasadorit William Walker mbi këtë masakër.
“Libri do të përshkruajë ngjarje rreth masakrës së Reçkut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker, të treguara nga perspektiva e tij personale si shef i misionit verifikues të OSBE-së”, u shpreh kryeministri Kurti.
Kujtojmë se këtë të diel, me datën 15 janar, bëhen 25 vjet nga masakra e Reçakut./FolDrejt/