Nga qeveria e Republikës së Kosovës kanë listuar zonat në të cilat është krijuar një situatë e vështirë si shkak i reshjeve të dendura atmosferike që po vazhdojnë edhe sot, duke bërë me dije se po punohet në menazhimin e situatës dhe ardhjen në ndihmë qytetarëve.
“Deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në:
-fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës;
-në fshatrat Sekiraq, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës;
-në komunën e Skenderajt;
-në Istog, ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare;
-në Klinë, ku po ashtu janë evakuar mbi 40 famije, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve;
– në lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar;
-në Komunën Veriore të Mitrovicës, ku probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi;
-në Komunën e Zveçanit, ku janë rrezikuar 40 shtëpi,
– në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit, ku 4 familje janë evakuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndërkaq, përmendet edhe vizita që sot kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrotjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bënë në Istog.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore do të qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata”, thuhet tutje./FolDrejt/