fbpx
  • TË FUNDIT
Miratohet në parim Projektligji për pagën minimale

Qytetarët të zhgënjyer nga mosvotimi i Trustit

20 Janar, 2023
Erdogan: Bilanci i tërmetit deri më tani është 912 të vdekur dhe 5385 të plagosur

Në 10 qytete turke është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, do të jetë e vlefshme për tre muajt e ardhshëm

7 Shkurt, 2023
Tërmeti në katër pamje: Si i sheh besimtari ngjarjet si kjo e tërmetit në Turqi?! (VIDEO)

Tërmeti në katër pamje: Si i sheh besimtari ngjarjet si kjo e tërmetit në Turqi?! (VIDEO)

7 Shkurt, 2023
Erdogan: Bilanci i tërmetit deri më tani është 912 të vdekur dhe 5385 të plagosur

Turqia, një rrëfim tronditës

7 Shkurt, 2023
11 nga stadiumet më të shtrenjta në botë

11 nga stadiumet më të shtrenjta në botë

7 Shkurt, 2023
Kina përgjigjet ashpër pas raportit të OKB-së për abuzim me të drejtat e njeriut në rajonin e Ksinjiangut

Pekin: Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime

7 Shkurt, 2023
“UNICEF-i mbështet thirrjet e institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile për llogaridhënie lidhur me këtë shkelje të të drejtave të fëmijëve”

UNICEF: Mijëra fëmijë mund të kenë vdekur në Turqi dhe Siri

7 Shkurt, 2023
Kryeministri Sunak thotë se Mbretëria e Bashkuar “do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”

Britania: Sunak rindërton qeverinë dhe prezanton katër ministri të reja

7 Shkurt, 2023
OBSH: Rreth 23 milionë njerëz u prekën nga tërmeti

OBSH: Rreth 23 milionë njerëz u prekën nga tërmeti

7 Shkurt, 2023
Lojërat Olimpike “Paris 2024”: Sportistët rusë dhe bjellorusë do të garojnë si neutralë

Udhëheqësi i Parisit është kundër pranisë së Rusisë në Lojërat Olimpike 2024

7 Shkurt, 2023
Kush do t’i merrte titujt e Cityt nëse Premier League do ta dënonte atë?

Kush do t’i merrte titujt e Cityt nëse Premier League do ta dënonte atë?

7 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E martë, 7 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Qytetarët të zhgënjyer nga mosvotimi i Trustit

Qytetarët të zhgënjyer nga mosvotimi i Trustit

3 javë më parë
in KRYESORE, EKONOMI
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Miratohet në parim Projektligji për pagën minimale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Dje gjatë ditës është përcjell me shumë interes seanca parlamentare ku në rend dite ishte Projektligji për Trustin, shkruan Fol Drejt.

Deri në mbrëmje u diskutua rreth çështjes, nëse duhet të kalonte në lexim të parë apo jo, Projektligji që parashihte tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

Nga 101 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 97 prej tyre votuan. Prej tyre, PRO votuan 42 deputetë, ndërsa 55 KUNDËR.

Lexoni edhe..

Turqia, një rrëfim tronditës

“E kemi pranuar një kërcënim me bombë” – thonë nga Aeroporti i Prishtinës – policia në gjendje gatishmërie

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ata të cilët e penguan kalimin e këtij projektligji, qenë kryesisht deputetë të shumicës parlamentare, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje!

Në rrjete sociale, pas përfundimit të seancës, kanë shpërthyer kritikat dhe pakënaqësitë e qytetarëve të cilët kishin shpresuar se ky projektligj do të kalonte.

“Kërkesa e 17 mijë qytetarëve për tërheqjen e Trustit tregon për gjendjen e rëndë ekonomike. Çmimet e larta, rrogat e vogla e varfëria sot janë problemet kryesore në Kosovë. Sa e dhimbshme me pa një popull duke shpresu në paret e Trustit për me mbijetu në këtë kohë krize” – e ka komentuar situatën gazetari Mirlind Behluli.

Për deputetin e opozitës Besnik Tahiri, vendimi i mbrëmshëm ishte keqpërdorim i skajshëm i besimit të qytetarëve:

“Përmes kësaj video dua t’ia dërgoj kryeministrit Kurti një porosi, i cili me vendimin e tij, me urdhër të tij, sot vendosi që mos të kalojë Trusti.

Qindra dhe mijëra familje, sot, prisnin një vendim të drejtë nga Kuvendi i Kosovës, një vendim i cili u iniciua nga vet qytetarët, nga ata të cilët e votuan.

Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot!”

Përkundër shpresës që kishte në deputetët, se ky vendim do të merrej në favor të tyre, disa njohës të zhvillimeve ekonomike thanë se, megjithatë, vendimi ishte i drejtë. Sipas një analize të bërë nga Instituti GAP, rikuperimi i mjeteve të tërhequra nga ky fond pensional do të merrte 8 vite kohë.

“Nga analizat e vitit 2020 dhe atij 2022 të Institutit GAP rreth ndikimit të tërheqjes eventuale të kursimeve pensionale, në rast të aprovimit të kësaj iniciative del se:

  1. Trusti do të shpërndajë rreth 594 milionë euro, apo afër çerekun e mjeteve që ka nën menaxhim;
  2. 695,523 kontributdhënës do të mund të tërhiqnin kursimet e tyre;
  3. Rreth 49% e kontributdhënësve do të mund të tërhiqnin mesatarisht nga 96.5 euro;
  4. Rreth 90.4% e të gjithë kontributdhënësve do të mund të tërheqin shumicën e fondit prej 594 milionë euro (rreth 58% apo 345.8 milionë euro);
  5. Rikuperimi i mjeteve do të merrte 8 vite kohë, si dhe shterrja e kursimeve pensionale në moshën e pensionimit do të shkurtohej për 2.2 vite;
  6. Injektimi i 594 milionë eurove në treg do të rëndonte edhe më tej situatën me çmime;
  7. Rënia në tregjet ndërkombëtare ka bërë që të bie edhe çmimi për njësi i aksioneve të Trustit.”

Megjithatë, përkundër rrezikut të cilin e paralajmëronin ekspertët e ekonomisë (në rast se do të ndodhte votimi i projektligjit), pakënaqësia e qytetarëve për mos-kalim në lexim të parë, ishte shumë e madhe.

“Kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e parave nga TRUSTI, e morëm për obligim dhe e sollëm në Kuvend. Atë e ktheu mbrapsht për të dytën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate. Atë e shkëputën përfundimisht me votë, deputetët e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje” – komentoi Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Tahiri nuk ishte i vetmi deputet opozitar që e shfrytëzoi rastin ta kritikonte mazhorancën, listës së tij iu shtuan edhe deputetët nga partitë e tjera. Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në një reagim në llogarinë e tij në Facebook shkroi ndër të tjera “Qeveri kundër popullit të vet!”

Në valën e reagimeve të shumta, nuk mbeti i pavërejtur lajmi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e djeshme, “mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023”, me ç’rast, Lëvizja Vetëvendosje përfitoi hiq më pak se 1.827.000.00 euro. Si rrjedhojë, shumë qytetarë u revoltuan me zmbrapsjen për herë të dytë të këtij projektligji, duke u shprehur të zhgënjyer me vendimin e mazhorancës.

Qytetarët po përballen me një situatë të rënduar ekonomike, me një inflacion të lartë dhe me paga të pandryshuara prej kohësh, në të dy sektorët./FolDrejt/

Tags: kuvendiZhgenjimitrustiReagimet
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Bellingham duhet të zgjedh mes tre klubeve

Lajmi tjetër

Borrell: BE dhe ShBA riafirmojnë vendosmërinë e përbashkët për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën

Të ngjajshme

Erdogan: Bilanci i tërmetit deri më tani është 912 të vdekur dhe 5385 të plagosur
KRYESORE

Turqia, një rrëfim tronditës

7 Shkurt, 2023
Tjetër shpërthim ka ndodhur tek “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut
KOSOVË

“E kemi pranuar një kërcënim me bombë” – thonë nga Aeroporti i Prishtinës – policia në gjendje gatishmërie

6 Shkurt, 2023
“Rinia tek ne është e veçantë për shkak se është masive”
KOSOVË

Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në lansimin e Platformës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë

6 Shkurt, 2023
Kurti: Brenda vitit ekzekutuam të gjitha pagesat për kategorinë e subvencioneve duke mos iu ngelur borxh bujqve tanë
KRYESORE

Qeveria me platformën “Super Puna”, Kryeministri Kurti: qeveria do të subvencionojë 264 euro për gjashtë muaj

6 Shkurt, 2023
Kryeministrja serben Ana Brnabiq kërkon falje që e quajtin Kosovën “Republikë”: Gabim i rëndë, me pasoja dhe i pafalshëm
KRYESORE

Kryeministrja serben Ana Brnabiq kërkon falje që e quajtin Kosovën “Republikë”: Gabim i rëndë, me pasoja dhe i pafalshëm

6 Shkurt, 2023
Ambasada e Kosovës në Ankara del me njoftim për shqiptarët pas tërmetit në Turqi
KRYESORE

Ambasada e Kosovës në Ankara del me njoftim për shqiptarët pas tërmetit në Turqi

6 Shkurt, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • Në 10 qytete turke është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, do të jetë e vlefshme për tre muajt e ardhshëm 7 Shkurt, 2023
  • Tërmeti në katër pamje: Si i sheh besimtari ngjarjet si kjo e tërmetit në Turqi?! (VIDEO) 7 Shkurt, 2023
  • Turqia, një rrëfim tronditës 7 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}