Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Qyteti ku lindja takon perëndimin, dhe e kaluara është gjithmonë e pranishme

6 vjet më parë
in KULTURË, LETËR, LIBRA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kritikë e librave “Ghost Empire – A journey to the legendary Constantinople” të autorit Richard Fidler dhe “Istanbul – A tale of three cities”, nga Bettany Hughes

Shkruar nga: Lawrence Osborne, Marrur nga The New York Times

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Kur shkrimtari britanik Patrick Leigh Fermor vendosi që ta shëtiste Evropën kryq e tërthorë, në këmbë, në vitin 1933, ai ëndërronte ta shihte vetëm një qytet: “Destinacioni kryesor kurrë nuk ishte në dilemë. Ishte qyteti Kostandinopojë me minaret dhe kubet e tij të shumta”. Ishte ky një vizion pjesërisht i shkaktuar nga Yeats dhe Pierre Loti, një fantazi e ngjashme me atë që nxiti vikingët që të shkonin drejt Bosforit, në vitin 860, të magjepsur nga ideja e qytetit të cilin ata e quanin Miklagard. Sido që të jetë, ky është vizioni perëndimor; edhe vizioni islamik ishte po aq mistik: “Me të vërtetë ju do ta pushtoni Kostandinopojën”, kishte thënë profeti Muhammed. Të vendosura në një vend të përbashkët, shtresat pagane, krishtere dhe islame të qytetit, paraqesin mundësi të pafundme për shkrimtarët. Dy libra të rinj, goxha enciklopedikë, vetëm sa e vërtetojnë një gjë të tillë. E kemi fjalën për librin e Richard Fidler’it, me titull “Ghost Empire: A Journey to the Legendary Constantinople” dhe për librin e Bettany Hughes’it, “Istanbul: A Tale of Three Cities”.

Shtylla gjarpërore e Stambollit 

Fidler, një moderator i njohur australian i radios, e eksploron Stambollin, bashkë me djalin e tij të vogël. Hughes, po aq e njohur në Britani për dokumentarët e saj historikë, na ofron një libër edhe më voluminoz, të shkruar me një precizitet klasik gjuhësor. Që të dy librat e tregojnë rrëfimin e njëjtë, rreth të të njëjtit qytet, të populluar nga personazhet e njëjta. Por, ka edhe dallime të mëdha. Libri i autores Hughes fillon me të dhëna parahistorike, me detaje interesante rreth shtresave arkeologjike të zbuluara. Ajo fillon me zbulimin e arkivolit më të vjetër të drunjtë në botë, nën stacionin e metrosë në Jenikapi, ku janë gjetur mbetjet mortore të vjetra 8000 vjet të një gruaje, ku janë ruajtur edhe gjurmët e fshatarëve të saj në baltën antike. Për më tepër, Hughes po ashtu përcakton sa të vjetra janë rrënjët greke të vendbanimit të quajtur Byzantion dhe sa heterogjen ishte ky qytet helen në shekullin VII para erës së re. Njëri ndër objektet më të çuditshme dhe më mbresëlënëse të Stambollit të shekullit XXI është monumenti i përdredhur i bronztë, i quajtur Shtylla Gjarpërore, një monument nga shekulli V para erës së re, kushtuar fitores greke ndaj persianëve. Pjesërisht i thyer, por ende elegant, ky monument ishte mbikëqyrur nga gjenerali spartan Pausanius dhe ishte vendosur në vendin ku gjendet tani nga vetë Kostandini në vitin 324 të erës së re. Hughes shkruan se, me gjasë, Pausanius do të gëzohej fshehurazi, po ta dinte se monumenti i tij është njëri ndër aktikitetet e pakta, të mbijetuara deri ditët tona, afër Xhamisë së Kaltër, vendin e preferuar të turistëve dhe të të rinjve të Stambollit. Ky monument është sikur ndonjë rrënjë e një mali të zhdukur, që ka mbijetuar për mrekulli.

Rivaliteti midis dy botëve 

Në anën tjetër, Fidler ka një fillim më konvencional të librit të tij, me romakët, apo thënë më saktësisht me djalin e tij, Joe, në Muzeun “Capitoline” të Romës, duke admiruar kokën kolosale të Kostandinit, njeriun i cili e bëri Kostandinopojën kryeqytet romak dhe metropol të krishterë. Derisa toni i Hughes’it është sa shkollor, po aq edhe i pasur me detaje, Fidler na sjell disa të dhëna interesante, të cilat i ka marrë pak këtu, e pak atje. P.sh., marrim vesh se emri i qytetit ishte ndryshuar në “Stamboll” në vitin 1453. Në fakt, osmanët e ruajtën emrin Kostantiniyye në përdorim zyrtar derisa u shkatërrua perandoria e tyre, në vitin 1923, prandaj të dy emrat janë përdorë thuajse njësoj nga zyrtarët e oborrit. Emri “Istanbul” vjen nga greqishtja “eis tin polin”, që d.m.th. “në qytet” dhe ishte një shprehje e përdorur si nga turqit, po ashtu edhe nga grekët shumë kohë para se qyteti të pushtohej nga sulltan Mehmeti. Në librin e tij, Fidler sjell edhe shumë thashetheme interesante. Këto detaje nuk i kemi në librin e autores Hughes, e cila kalon nga një diskutim rreth pranisë së vikingëve në shekullin XI, deri te një përshkrim i këndshëm i jetës së përditshme brenda mureve të qytetit në atë periudhë dhe, nga periudha e konkurrencës së ashpër midis perandorisë së krishtere dhe kalifatit, deri te një periudhë më miqësore, e imitimit të ndërsjellë. Rivaliteti midis dy botëve u kthye sërish nga sukseset ushtarake të perandorit bizantin Nicephoros, i cili ia doli që ta rimerrte qytetin grek Alepo, në vitin 962. Ky perandor ‘fytyrderr’ ishte aq i ashpër gjatë luftimeve, saqë njihej me emrin “Vdekja e zbehtë e myslimanëve”.Që të dy autorët përmendin arritjen e dhunshme në tokat e Bizantit të sulltanit selxhuk, Alp Arslan, në fund të shekullit XI. Me këtë filloi edhe rënia graduale e Kostandinopojës së krishterë. Kjo bëri që transformimi i qytetit nga një qendër e krishterë, në një metropol islamik, të ishte më pak i përgjakshëm sesa që mund të merret me mend.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gati për Euro 2020/ Shqipëria në sfidë me Francën dhe Irlandën, Kosova me Anglinë

Lajmi tjetër

Besa te shqiptarët, përbërësi kyç i edukatës popullore

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM