Një shpërthim i madh ka ndodhur sonte në mbrëmje (e premte) në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Policia ka treguar se nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar 11 persona.
“Me datë 18.01.2019 në ora 19:55 min, permes telefonit Stacioni Policor ne Rahovec ka pranuar nje informacion se ne fshatin Ratkoc, në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola gazi, nga ky shpërthim dyshohet se janë lënduar disa persona ( 11 persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës), patrullat policore menjëherë janë dalë në vend të ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit”, ka thënë policia.
Të lënduarit, sipas mjekut, për momentin janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahen në trajtim mjekësor 9 prej tyre.