Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur plot fjalë miradije kundrejt ministrit të jashtëm Gent Cakaj, duke shtuar që Shqipëria në të kalurën ka paguar luksin për të qenë ministër i jashtëm Aldo Bumçin.
“CV-në e tij ju do ta keni në dispozicion sapo të bëhet ministër. Të jeni të sigurt që zgjedhja e tij është zgjedhja e një shqiptari si unë. Unë e neveris çdo kënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar zgjedhjen. E neveris! Ai është një ndër njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time. Të jeni të bindur që zgjedhja është bërë për meritë dhe për aftësi dhe nuk ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ditmir Bushati është ministri më jetëgjatë në historinë e tranzicionit”, tha Rama.
Cakaj me profesion është filozof dhe ka punuar këshilltar në qeverinë Rama./Foldrejt.com