Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Presidenti Aleksendar Vuçiç, kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev, zhvilluan sot një takim përmes Zoom-it përrifillimin e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal që u prezantua vitin e kaluar.
“Aktivitetet e iniciativës për bashkëpunim rajonal u anuluan për shkak të pandemisë KOVID-19 dhe zgjedhjeve në RMV dhe Serbi, dhe të tre liderët u pajtuan se kriza e theksoi nevojën për të rritur më tej bashkëpunimin dhe integrimin ekonomik rajonal”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.
Ata vlerësojnë se ky bashkëpunim është në përputhje me Samitin e Sofjes që do të mbahet në nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Në këtë drejtim, sot edhe zyrtarisht e ftojmë Kosovë të bashkëngjitet në iniciativën dhe si rezultat i kornizës së vendosur në samitin e Uashingtonit në shtator të këtij vitit ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Avdullah Hoti”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.
Kryeministrat gjithashtu u pajtuan që të formojnë grup të përbashkët të punës për realizimin e marrëveshjeve të punës.
“Të tre liderët janë pajtuar që të hapin kufijtë pa teste PCR duke filluar prej të hënës (02.11.2020)”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.