Në ranglistën e re të FIFA, Belgjika vijon të jetë në vendin e parë, përkundër që humbi turpërisht nga Zvicra e shqiptarëve me rezultatin 5 me 2. Në vendin e dytë dhe të tretë ndodhen Franca dhe Brazili, kurse Zvicra në vendin e tetë, informon foldrejt.com.
Kosova ka arritur të ngritët për gjashtë pozita, pasi nga vendi i 137-të tani është në vendin e 131-të me 1113 pikë. Kosova gjatë 2018 nuk shënon asnjë humbje. Në anën tjetër, renditja e Kombëtares së Shqipërisë ka mbetur e njëjtë në pozitën e 60-të me 1372 pikë.
Përkundër humbjes 4:0 nga Skocia, kuqezinjtë ende ndodhen në vendin e 60-të. Kjo mbase se fitoi Uelsin me rezultatin minimal./Foldrejt.com