Për shkak se korridori ballkanik i refugjatëve është mbyllur refugjatët mundohen të gjejnë një korridor tjetër përmes Kroacisë dhe më pas për të shkuar drejt Europës qendrore. Sipas aktivistëve të Të Drejtave të Njeriut, policia kroate ka dhunuar, plaçkitur dhe keqtrajtuar këto refugjatë, shkruan “Der Spiegel”.
“Kroacia ka detyrën për të mbrojtur kufijtë nga azilkërkuesit dhe emigrantët,” tha kordinatorja e Të Drejtave të Njeriut për Ballkanin dhe Europën Lindore, Lydia Gall. “Por në të njëjtën ohë policia kroate ka rrahur brutalisht dhe i ka kthyer pas në kufi.”
Shumica e refugjatëve janë strehuar përkohësisht në qytetin boshnjak Bihac, nga ku prej aty mundohen të nisen ilegalisht drejt Kroacisë.
Deri në fund të nëntorit në Bosnjë janë raportuar 23 mijë azilkërkues./Foldrejt.com