Dje në qytetin e Prishtinës me datë 05.04.2022 në orën 07:00 është raportuar një rast i cilësuar si “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar një shtetas i Nigerisë, ku pastaj është dërguar edhe në mbajtje.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Fol Drejt.