Ish ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, pretendohet se është ekzekutar vitin e kaluar.
Gazeta japoneze “Yomiuru Shimbun“ dhe agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap raportuan se ish kryediplomati i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, është ekzekutuar diku mes verës dhe vjeshtës të vitit të kaluar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Përveç Ri Yong-ho, burime të paemëruara thanë se ekziston mundësia të jenë ekzekutuar edhe katër apo pesë zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.
Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut njoftoi se janë të njohur me rastin dhe se janë duke shqyrtuar informacione relevante./FolDrejt/