Rrugët e mira dhe ditët festive nxjerin në pah edhe probleme për policinë e qarkullimit rrugor. Një raser shqiptar është filmuar nga policia kroate duke vozitur me shpejtësinë tej normave të lejuara 254 kilometra në orë, shkruan foldrejt.com.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën pranë vendbanimit Nova Gradishka, kurse shoferi 31 vjeçar ka qenë shqiptar nga Maqedonia, i cili vepronte në Gjermani.
Policia e ka përjashtuar nga komunikacioni dhe i ka shqiptuar gjobë. Gjithashtu, të njëjtit i është ndaluar për një muaj që të drejtojë automjet të kategorisë B./Foldrejt.com