Pacienti është në gjendje stabile dhe ndodhet në izolim.
Rasti i parë i lisë së majmunëve u raportua sot në Meksikë, deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë i atij vendi, Hugo Lopez Gatel.
“Sot konfirmojmë rastin e parë të importuar të lisë së majmunëve në Meksikë. “Ky është një burrë 50-vjeçar, banor i Nju Jorkut, i cili me siguri është infektuar në Holandë”, njoftoi Gatel në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Fol Drejt.