Pas ankesa të disa qytetarëve dibran për mospastrimin e rrugëve në qytetin e Dibrës, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre tenderët janë dhënë në kohën e BDI dhe se ata po punojnë maksimalisht për të pastruar rrugët e qytetit.
“Aleanca për Shqiptarët – dega Dibër, duke parë gjendjen dhe dezinformimin që sot ju bëhet qytetarëve, është e arsyeshme të reagojmë dhe të tregojmë menyrën se si ne funksionojmë dhe dallimin e bëni ju qytetarë të nderuar!
Ndryshe nga ata ( BDI ), ne zgjodhëm një kryetar i cili është në shërbim të qytetit dhe qytetarëve dhe jo te partisë dhe e falenderojmë që përkundrejt sabotazhit, po punon me shumë vullnet per t’ju përgjigjur qytetarëve dhe shqetësimeve te tyre.
Sot që ne po flasim ka një gjendje kaotike, portale rrugaçësh që ofendojnë e shajnë duke treguar fytyrën e vertetë të subjektit që përfaqesojnē dhe duke nxjer në pah mënyren se si kanë funksionuar gjërat, është efekti Bumerang për ta.
Të gjithë tenderat publikë janë marrë nga BDI dhe qeverisja e tyre dhe duket sikur po drejtoni gishtin para pasqyrës. Ndërmarrje publike, të lëna në meshirë të fatit dhe një subjekt totalisht në funksion të interesave dhe individëve të caktuar.
Qytetarët ju njohin, e kuptojmë dhe frikën tuaj, por na duhet pak kohë për t’ju treguar qytetarëve se si kanë funksionuar gjërat, tenderat, pronat publike, dhe shumë gjëra të tjera që do tju ndihmojnë ta bëni dallimin dhe ta kuptoni përse jemi ketu sot!
Ju, si subjekt ( Bashkimi Demokrarik për Integrim) keni frymë dhe vullnet të jashtëzakonshëm, kohën e fundit në Amnistimin e krimineleve dhe krimit, por ne nuk jemi në të njejtën linjë sepse do qëndrojmë në krah me qytetarët për t’ju treguar krimet dhe keqpërdorimin e taksave të tyre duke u treguar atyre fytyrën tuaj të vertetë!,” shkruajnë nga ASH.
Gjithsesi rrugë të bllokuara shfaqen edhe në qytete tjera. Nga reshjet e mëdha të dëborës që kanë kapluar Europën, vetëm në Gjermani dhe Austri kanë humbur jetën tetë persona./Foldrejt.com