Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel La Graet, ka dërguar fjalë të diskutueshme kundër legjendarit Zinedine Zidane, për të cilat janë shprehur edhe Kylian Mbappe dhe tani edhe Real Madridi.
“Zidane në Brazil? Nuk kam asgjë për t’u shqetësuar, ai mund të shkojë ku të dojë! Në nivel klubesh apo edhe kombëtare, vështirë të besoj se ai është i shqetësuar për ndonjë gjë. A ka rënë në kontakt me mua për të drejtuar ekipin kombëtar? Nëse do më thërriste, nuk do të përgjigjesha as në telefon”, tha Le Graet .
Më pas Reali ka njoftuar me një deklaratë zyrtare:
Real Madrid shpreh keqardhje për deklaratat e këqija të bëra nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graët, për Zinedine Zidane, një nga futbollistët më të mëdhenj të sportit botëror. Këto fjalë tregojnë mungesë respekti për një nga figurat më të admiruara nga tifozët e futbollit në mbarë botën dhe klubi ynë pret një ndjesë të menjëhershme. Zinedine Zidane, kampioni i botës dhe Europës që mbron fanellën e vendit të tij, krahas shumë titujve të tjerë, përfaqëson vlerat e sportit dhe këtë e ka treguar me karrierën e tij profesionale si lojtar dhe si trajner.
Deklaratat e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit janë të papërshtatshme për dikë që mbart atë kombëtare, njësoj si ato që i jep kapitenit tonë Karim Benzemas, Topi i Artë aktual, kampion i Ligës së Kombeve me Francën në 2021, dhe fitues i 5 Champions Leagues, ndër shumë tituj të tjerë”. /FolDrejt/