Një recetë për një akullore që mund t’ju freskojë këtë verë.
Përbërësit:
– 150 g sheqer
– 250 ml qumësht
– 1/4 lugë çaji kripë
– 2 lugë kakao pluhur
– 3 të verdha veze
– 50 g çokollatë të grirë
– 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Përzieni sheqerin, qumështin, kripën dhe kakaon dhe ngrohni në një enë të thellë në një temperaturë mesatare, duke e përzier vazhdimisht, derisa të fillojë të rrjedhë.
Vendosni të verdhën e vezës në një tas dhe rrihni lehtë. Hidhni rreth 125 ml të përzierjes së ngrohtë në të verdhën e vezës dhe rrihni, më pas derdhni ato të gjitha në masën e ngrohtë.
Ngroheni përsëri derisa të trashet, por nuk duhet të vlojë. Hiqeni, shtoni çokollatën e grirë dhe përzieni derisa të shkrihet. Masën e derdhim në një enë të ftohtë dhe e vendosim në frigorifer derisa të ftohet.
Përziejmë akulloren dhe e hedhim në një enë të përshtatshme dhe mund ta ndajmë në copa të vogla, transmeton Fol Drejt.