Një delikatesë shumë e shijshme, e cila përgatitet lehtë.
Përbërësit:
– rreth 700 g qershi
– 100 gr bollgur
– 80 gr sheqer
– 1 dl vaj
– 1 dl ujë mineral
– 500 gr kore byreku
– 1-2 lugë sheqer për spërkatje
Përgatitja:
Ndezim furrën në 200 gradë.
Përziejmë qershitë me bollgurin dhe sheqerin dhe i lëmë mënjanë.
Përzieni vajin dhe ujin mineral.
Ndani koret, katër herë me tre kore në mënyrë që të përftoni katër byrekë që përmbajnë tre fletë.
Lyejmë koren me vaj dhe ujë, e spërkasim me pak sheqer dhe më pas e mbulojmë me koren. Përsëriteni procedurën me koren e dytë dhe mbi të tretën vendosni masën e qershisë dhe më pas rrotullojeni.
Përsëriteni procesin me të gjitha koret.
I rregullojmë në një tepsi të mbuluar me letër furre, e lyejmë me vaj dhe ujë, më pas e spërkasim me sheqer.
E pjekim në furrë të parangrohur për 30 deri në 40 minuta. Byrekun e përfunduar e spërkasim me sheqer pluhur./FolDrejt/