Është e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme për t’u ngrënë.
Përbërësit:
– 6-8 patate
– 2 karrota
– 1 kungull i njomë
– 1 qepë
– 4 vezë
– 120 gr miell misri
– 120 ml vaj
– kripë, piper
Përgatitja:
Grini patatet, kungulleshkat dhe karrotat në një rende më të madhe dhe më pas përzieni mirë gjithçka.
Më pas shtojmë vezët, vajin, qepën e grirë hollë dhe i rregullojmë me kripë dhe piper sipas shijes.
E vendosim brumin ne kallep te shtruar me leter furre dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 190 grade per 25 deri ne 30 minuta derisa te marre nje ngjyre te bukur./FolDrejt/