Gara presidenciale amerikane është dramatike, pasi përveç rezultatit të ngushtë në shumë shtete dhe befasi të tjera në disa shtete tradicionale republikane, nuk vërehet ndonjë respekt ose tolerencë mes kandidatëve.
Fjala vjen, përherë të parë që nga 1996, Arizona voton për demokratët, duke ia prerë sadopak shpresat për fitore të parakohshme Donald Trump. Arizona e të ndjerit John Mccain, duhet të ketë zgjedhur demokratët për shkak të rivalitetit të madh mes McCain dhe Trump deri në ditët e fundit.
Biden 238: 216 Trump
Deri tani, Joe Biden ka grumbulluar 238 pikë, kurse Donald Trump 216, duke futur edhe Alaskën, ku prin bindshëm Trump.
Por ku janë betejat më të ashpra dhe të mbetura?
Për t’u bërë president i SHBA, duhet të marrësh 270 pikë, pra demokratët kanë nevojë edhe për 32 pikë, kurse Trump për 54 pikë.
Vendet ku akoma nuk dihet përfundimisht rezultati janë: Nevada (6 pikë), Karolina e Veriut (15), Pensilvania (20), Wisconsin (10), si dhe Georgia (16) e Michigan (16).
Sipas të gjitha gjasave Trump prin bindshëm në Pensilvani dhe Michigan me plus 5 përqind, andaj edhe përmbysja e rezultatit llogaritet e pamundshme. Pra me përllogaritjen edhe të këtyre dy shteteve rezultati do jetë:
Biden 238 : 252 Trump
Tani beteja mbetet në shtetin e Karolinës së Veriut (15), Nevada (6), Georgia (16) dhe Wisconsin (10).
Duhet të kemi parasysh se Trump prin me më shumë se 1 përqind në dy shtetet kryesore Karolina e Veriut dhe Georgia, kurse në Nevada dheWëisconsin, që kanë edhe më pak pikë, prin me shumë pak diferencë Biden.
Me një matematikë të thjeshtë, Biden duhet të fitojë sëpaku tre nga katër shtetet e mbetura, kurse Trump mjafton dy shtetet ku ka epërsi mbi 1 përqind.
Pavarësisht se ku rënditet Nevada dhe Wisconsin, shumë ka të bëjë tashmë sesi do rrjedhë gara në Karolinën e Veriut dhe Georgia. Nëse vërtet rezultati përmbyset në momentet e fundit, do ishte befasi, që vështirë se do pranohej nga Trump./Foldrejt.com