RENEA, FNSH dhe policia e shtetit kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm tek banesa e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Ervis Martinaj që prej muajit Gusht rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Ende nuk dihet se çfarë po kërkon policia, por dyshohet se RENEA dhe FNSH mund të kenë gjetur prova që lidhen me fatin e Ervis Martinajt.
Fati i Martinajt është mister që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.
Në videon e publikuar më 22 shtator, ku u shfaq për herë të fundit Vis Martinaj, “mbreti i lotove” shihet i shoqëruar nga një femër dhe ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami tashmë i arrestuar, në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit.
Që nga ajo mbrëmje askush nuk di të thotë cili është misteri i zhdukjes së tij.
Hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.
Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.
Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur./abcnews.al/