Titujt e kuotuar të rrjetit social, “Twitter”, pësuan rënie në “Wall Street”, pas uljes së numrit të përdoruesve dhe në prag të parashikimeve se rënia do të vazhdojë, sipas medias vendase.
Ata ranë 17,05%, pas së enjtes së zezë javën e kaluar të platformës sociale, “Facebook”, e cila “dogji” rreth 120 miliardë dollarë kapital ose një shifër e barabartë me vlerën e tregut të plotë të disa gjigantëve amerikanë, përfshirë “Goldman Sachs”.
Kompania e udhëhequr nga Jack Dorsey përfundoi tremujorin e dytë me një fitim neto prej 100,1 milionë dollarësh në të ardhura.
Por numri i përdoruesve aktivë mujorë ra në 355 milionë, një milion më pak se tre muajt e mëparshëm.
Platforma shpjegon rënien e përdoruesve me përpjekjet për të pastruar mikroblogun dhe aplikimin e rregullave më të rrepta të privatësisë të vëna nga Bashkimi Evropian.
Të vetmet kompani të teknologjisë që do të dalin pa dëmtuar nga tremujori, janë “Google”, e cila ka regjistruar rezultate mbi parashikimet, si dhe “Amazon”, që pati një bum në fitime pavarësisht nga sulmet e Presidentit Donald Trump.