Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Reportazhë/Bomba dhe plumba: Frikë dhe neveri në Veriun e Kosovës dhe përfitimi i Serbisë nga kjo gjendje kaotike

6 vjet më parë
in LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në përvjetorin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic, media e njohur austriake “Der Standard” ka kryer një reportazhë nga veriu (kriminal) i Kosovës. Shkrimi është botuar edhe për median investigative BIRN.

Me titull “Bomba dhe plumba: Frikë dhe neveri në Veriun e Kosovës”, artikulli thekson se një vit pas vrasjes së Ivanovicit edhe shumë atentate tjera kanë mbetur të pasqaruara nga drejtësia duke lënë të kuptohet se ky rajon i Kosovës është i mbushur me kriminelë dhe ku ligji është jo-funksional.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web


Edhepse Ivanovic ishte i akuzuar për krime lufte, thuajse askush nuk mendon se vrasja e tij lidhet me tensionet etnike. “Si dyshues kryesor i vrasjes së tij vlen zv.kryetari i “Lista Srpska” Milan Radocic, i cili vlen edhe si i forti i veriut dhe mbi ligjin,” përcjell foldrejt.com. Radocic akoma është në arrati.

64 sulme mbi personat “jo-besnikë”

Sipas “Der Standard” situata shfaqet e tensionuar prej në kohën kur Lista Srpska fitoi zgjedhjet në 2014, ku edhe janë sulmuar 64 serbë të Kosovës, të cilët vlejnë si jo-besnikë. Mes tyre ka politikanë, pjesëtarë të policisë, gazetarë, biznesmenët dhe personalitete të njohura të cilët kërkojnë përafrim me shqiptarët, përcjell foldrejt.com.

Këto sulme janë shtuar tepër që në kohën kur Lista Srpska mori kontrollin mbi veriun duke kryer sulmet nëpër shtëpi, vetura dhe në shumicën e rasteve gjatë natës. Deri tani asnjëri nga autorët e 64 krimeve nuk është arrestuar.

Në Kosovën e Veriut po udhëhiqet si në diktaturë ushtarake ku në katër vitet e fundit janë vrarë pesë politikanë opozitarë – mes tyre edhe miku u Ivanovicit, Dimitrije Janicijevic. Ivanovic kërkonte që serbët e Kosovës të mbahen mes veti dhe të pavarësohen nga Beogradi. Përveç humbjes në zgjedhje, kjo mund ti ketë kushtuar edhe jetën.

Për të mos mbaruar këtu, media austriake tregon edhe sulmin me bombë mbi veturën e Dragisha Milovic (korrik 2017), i cili kandidonte për kryetar me partinë e Ivanovicit në Zubin Potok, sulmin mbi shtëpinë e Dragan Jablanovic i cili konkurroi si i pavarur për kryetar në Leposavic (tetor 2015), sulmi mbi shtëpinë e Drazen Stojkovic i cili ishte shefi i Komunës së Mitrovicës Veriore.

Të gjithë të lartëpërmendurit janë kundërshtar të Listës Srpska dhe sulmet me bomba kundër tyre duken më se normale – kush nuk ndjek vijën partiake në Veriun e Kosovës, kërcënohet deri në vdekje.

Lidhja e vetme me Serbinë është Lista Srpska

Lista Srpska paraqitet si partia e vetme serbe në Kosovë dhe me lidhje të ngushta me qeverinë e Aleksandër Vucic. Edhe vetë i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Serbi. Gjuric, gjatë fjalimit të tij në Zvecan tha se “Lista Srpska është e vetmja lidhje e njerëzve në Kosovë me Serbinë.”

Serbia ka në kontroll total Lista Srpska dhe mundohet të luftojë edhe opozitën e Oliver Ivanovicit. Kjo ka sjell edhe fitoren e thellë të Lista Srpska në votimet e fundit në Kosovë.

Këto persona të lidhur me Serbinë sulmojnë edhe bizneset të cilat nuk bojkotojnë institucionet e Kosovës. Restorani Dolce Vita dhe Hoteli Sasha u sulmuan me granatë pasi ata u vizituan nga politikanja që udhëheq dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, kurse ngjashëm ndodhi edhe me kafen e Drazevicit në liqenin e Gazivodës ku në shtator 2018 piu kafe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me të gjithë të punësuarit serbë në polici dhe tash në ushtrinë e Kosovës të cilët kanë marrë një letër kërcënuese që do ua “thyejnë eshtrat” nëse nuk tërhiqen. Poashtu kërcënime për vdekje kanë marrë edhe familjarët e tyre, përcjell foldrejt.com.

Frikë nga reprezalja

Komandanti i Policisë Besim Hoti në lidhje me moszbulimin e 64 atentateve në Kosovën e Veriut thotë se lidhet edhe me frikën e banorëve që të japin informata në polici.

“Banorët nuk flasin atë që e dinë, pasi ata kanë frikë,” tha Hoti, duke shtuar se më vështirë është për t’i zbuluar dy-tre grupet që vendosin bomba nëpër vetura.

Për ta vërtetuar këtë, një pronar serb, të cilit i është sulmuar me mjete shpërthyese dyherë biznesi, në kushte anonimiteti thotë se “nuk beson asnjërin dhe nuk dëshiron të flasë me asnjërin. Unë banoj këtu dhe kam një familje.”

Në qershor 2015 u sulmua edhe media serbe e Mitrovicës veriore Kossev. Kryeredaktorja Tanja Lazarevic thotë se pesë muaj më vonë, në dy të mëngjesit shpërtheu bomba mbi gazetarin e saj Nevenka Medic.

Edhepse nuk ka ndonjë arsye të caktuar, Lazarevic është e bindur se në veriun e Kosovës të gjithë’ ata që nuk ndjekin mendimet e strukturave lokale dhe kundërshtojnë politikat e tyre ‘dënohen’, përcjell foldrejt.com.

Bojan Elek nga Qendra për Siguri Politike në Beograd pranon se Kosova e Veriut është një zonë pa ligj dhe ku strukturat mafioze operojnë lirshëm.

“Në njërën anë duket se Prishtina nuk ka vullnetin ose mundësinë për të kontrolluar veriun, përveç institucioneve që ndodhen në procesin e integrimit,” thotë ai. “Në anën tjetër Beogradi ka interes ta lë veriun në këtë situatë që është.”

Kjo situatë i shkon përshtati Serbisë që gjatë dialogut të kërkojë veriun dhe më pas qeveria serbe të arsyetohet përpara qytetarëve të saj se nuk ka humbur gjithë Kosovën por ka “fituar diçka”.



Jetim


Një vit pas vrasjes së burrit të saj, Milena Ivanovic kërkon sqarime për atë se kush e ka lënë pa baba, djalin e saj shtatëvjeçar.

“Nuk mund të humbas shpresën,” tha ajo. “Oliver e ka merituar – dhe ne e meritojmë të gjithë – të gjejmë se kush ndodhet pas vrasjes së tij. Mendoj, se është e rëndësishme për çdo person të sinqertë dhe të drejtë në Serbi.”/Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Arratiset protagonisti i sulmeve ndaj Selës, ASH akuzon qeverinë BDI-LSDM

Lajmi tjetër

Shpëton për një fije floku Cipras, shpresë për Marrëveshjen e Prespës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM