Më 4 shkurt, Republika Çeke do të shfuqizojë kontrollet kufitare me Sllovakinë pasi fluksi i emigrantëve në atë vend është ulur, njoftoi sot ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Vit Rakušan.
Qeveria çeke vendosi kontrolle përgjatë kufirit çeko-sllovak prej 250 kilometrash shtatorin e kaluar për të frenuar rritjen e numrit të emigrantëve që kryesisht po përpiqen të arrijnë Gjermaninë dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore, shumica e të cilëve vijnë nga Siria, raporton Reuters./FolDrejt/