Një 36 vjeçar nga Kosova është përplasur frontalisht me një veturë me targa italiane e cila vozitej nga një 50 vjeçar në magjistralen zvicerane Tinizong-Rona/GR. Fatkeqësia ndodhi për shkak të shpejtësisë dhe reshjeve të dëborës, shkruan policia kantoniale Kapo GR/PN.
“Në një kthesë vetura rëshqiti duke dalur në korsinë tjetër dhe erdhi deri te aksidenti frontal,” përcjell foldrejt.com. “Më pas vetura e kosovarit u përplas edhe me mburojat anësore, kurse fatmirësisht mbeti i paplagosur. Në anën tjetër 50 vjeçari mbeti pak i plagosur duke u transportuar në ambulancë nga persona të tretë.”
Magjistralja zvicerane mbeti një kohë të gjatë e bllokuar./Foldrejt.com