Sistemi pa besimin në Zot, që ngriti Enver Hoxha në Shqipëri, jo vetëm që burgosi mijëra shqiptarë dhe i dhunoi familjet e tyre, por edhe qytetarët e tjerë kishin probleme të mëdha me varfërinë. Ata që kanë jetuar në atë kohë e dinë më mirë këtë gjë, veçanërisht kur ishte koha për të pritur për racionin e bukës.
“Buka në komunizëm ishte me racion. Duhet të ishe me fat që të vinte rradha me e ble, pas 3 orë pritje tek dera.
Myk, miza, pluhur dhe korja që ndahej nga tuli.
Qyteti bukë gruri. Fshati 29 ditë bukë misri .
#shpërndaje ta shohin brezat që nuk e përjetuan,” shkruan mes tjerash Kreshnik Spahiu në postimin e tij në Facebook.
Një shtet që shpalli armik Zotin, por nuk e ushqente popullin. Sot fatmirësisht kemi me bollëk bukë, por duhet të mendojmë më shumë për njëri-tjetrin./Foldrejt.com