Kur arrin dimri në Ballkanin Perëndimor, krahas problemeve të natyrshme që sjell ftohti, viteve të fundit i është shtuar edhe smogu që zakonisht mbulon qytetet e mëdha, shkurton pamjen dhe e bën të vështirë frymëmarrjen, shkruan prestigjiozja Reuters, përcjell foldrejt.com.
Në ditët e fundit kryeqytetet e Bosnjës, Maqedonisë dhe Kosovës janë rënditur në Top listën e qyteteve më të ndotura të botës. Ajri i ndotur vjen si pasojë e trafikut të rënduar, përdorimi i nxemjeve qendrore, dhe mosplanifikimi urban.
Indeksi i cilësisë së ajrit në Sarajevë gjatë ditës së sotme ishte 383, dhjetë herë më shumë sesa norma e lejuar sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në Prishtinë indeksi u raportua 415 të hënën, ndërsa poashtu në shumë qytete maqedonase cilësia e ajrit është tepër e dobët.
“Ti mund ta ndjesh sesa e keqe është shija e ajrit kur je brenda në veturë ose në shtëpi,” thotë një taksist në Sarajevë, përcjell foldrejt.com.
Në Bosnjë vdesin 230 persona për 100 mijë banorë, kurse në Suedi kjo shifër është 0.4. Në Maqedoni kjo shifër është 1350./Foldrejt.com