fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Revista holandeze “Diplomat” e vendos Thaçin në ballinë (Foto)

Revista holandeze “Diplomat” e vendos Thaçin në ballinë (Foto)

8 Korrik, 2018
Lojtarit serb s’po i lejohet hyrja në SHBA shkaku i mosvaksinimit, Grenell i del në mbrojtje, e kritikon administratën Biden

“Kam besim se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte ende President”

17 Gusht, 2022
Lëshohen dy raketa detare nga Koreja e Veriut

Lëshohen dy raketa detare nga Koreja e Veriut

17 Gusht, 2022
Përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Ballkan, deklarohet IKSHPK-ja për situatën në Kosovë

Përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Ballkan, deklarohet IKSHPK-ja për situatën në Kosovë

17 Gusht, 2022
Kërkesa për ndalimin e vizave për rusët, kancelari gjerman kundërshton, thotë se ka njerëz që duan të ikin nga Rusia sepse nuk pajtohen me regjimin

Që nga shtatori, Finlanda do të pranojë vetëm 10% të aplikimeve për viza të turistëve rusë

17 Gusht, 2022
Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

17 Gusht, 2022
Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

17 Gusht, 2022
“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

17 Gusht, 2022
I gjetën marihuanë në portofol, përfundon në pranga një femër në Pejë

Sekuestrohen substanca narkotike në Dubravë

17 Gusht, 2022
Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, arratiset i dyshuari

Pejë/Burri rrah bashkëshorten

17 Gusht, 2022
Dhunë në familje, nusja ankohet se u sulmua nga motra e burrit

Dhunoi shtetasen e huaj, policia vë në pranga të dyshuarin

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Revista holandeze “Diplomat” e vendos Thaçin në ballinë (Foto)

4 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 2 minuta lexim

Fillimi » Revista holandeze “Diplomat” e vendos Thaçin në ballinë (Foto)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Revista më e vjetër diplomatike në Holandë “Diplomat”, ballinën e numrit të saj më të ri ia ka kushtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Kjo magazinë diplomatike ka shkruar për mesazhet diplomatike të presidentit Thaçi të dhëna në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”.

Lexoni edhe..

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Paqja dhe drejtësia janë dy çështje themelore për çdo shoqëri, veçanërisht për ato në tranzicion”, citohet të ketë thënë Thaçi, shkruan “Diplomat”.

Revista e parë diplomatike holandeze ka shkruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka prodhuar një marrëveshje historike në Bruksel, saktësisht pesë vjet më parë.

“Ne jemi krenarë me luftën tonë për liri dhe nuk kemi asgjë për të fshehur apo për t’u frikësuar nga e vërteta. Askush asnjëherë nuk u përpoq të ikte apo të fshihej nga drejtësia, krahasuar me shtetet e tjera në rajon”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Duke folur për shtetndërtimin në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se vetëm dhjetë vjet më parë Kosova shpalli Republikën më të re në Evropë dhe tani mund t’i shikojmë me krenari arritjet gjatë dekadës së kaluar.

“Kosova është një rrëfim suksesi, por kemi ende sfida të shumta, ashtu siç kanë edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Sipas revistës holandeze “Diplomat”, presidenti kosovar gjatë qëndrimit në Holandë ka numëruar tri sfidat më të rëndësishme, ku një prej tyre është edhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

“Si Kosova, ashtu edhe Serbia, duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të dy shtetet e dimë se duhet ta njohim njëri-tjetrin. BE-ja nuk do të na pranojë me probleme. Ne kemi nevojë për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. E di se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të dyja palët dhe mbi të gjitha për Kosovën. Por, jam i bindur se dialogu dhe marrëveshja janë e vetmja rrugë përpara”, ka thënë Thaçi, shkruan “Diplomat”, transmeton KP.

Kjo revistë shkruan se sfida tjetër për Kosovën është ekonomike.

“Kosova po vazhdon të shënojë rritje ekonomike, por ka nevojë për të krijuar më shumë vende pune. Ne duhet të përqendrohemi në ekonominë e re dhe në mundësitë e reja. Nuk është e lehtë dhe ne ende duhet të bëjmë më shumë reforma strukturore”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Ndërkaq, sfida e tretë, presidenti Thaçi ka thënë se ka të bëjë me integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, ku sipas tij, Kosova po punon në përmbushjen e kritereve demokratike në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

Revista më e vjetër diplomatike në Holandë ka shkruar edhe për librin biografik për Hashim Thaçin “New State, Modern Statesman”, të promovuar para shumë përfaqësuesve të shtetit holandez, diplomatëve, ambasadorëve, gazetarëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Para se të merrni rrugë drejt kufijve të Kosovës, në linkun e MPB-së informohuni për pritjet

Lajmi tjetër

Abdixhiku: Kosova është bërë një plaçkë, kjo qeveri do të marrë gjithçka që ka në dispozicion

Të ngjajshme

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës
AKTUALE

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

7 Gusht, 2022
Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm
AKTUALE

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

7 Gusht, 2022
Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo
BOTA

Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo

7 Gusht, 2022
Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind
AKTUALE

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind

7 Gusht, 2022
Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina
AKTUALE

Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina

7 Gusht, 2022
“Zjarri ishte 13 metra i lartë, nuk afrohej dot njeri”, kryebashkiaku flet për djegien e kullotave e staneve si pasojë e flakëve
AKTUALE

Zjarr në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërhyjnë helikopterët

7 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përleshje e fortë grupore, lëndohen rëndë katër persona, njërit i këputet një pjesë e veshit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM