fbpx
  • TË FUNDIT
30.000 punonjës të shërbimeve publike protestojnë për rritje pagash

Revoltë!

25 Janar, 2023
VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro

VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro

4 Shkurt, 2023
VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës

VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës

4 Shkurt, 2023
Nuk mund të flini? Ka disa metoda për ta zgjidhur problemin tuaj

Pse na duket sikur biem nga lartësia kur jemi në gjumë?

4 Shkurt, 2023
Padi gjyqësore ndaj Kinës rreth patentave teknologjik

Kina kërkon qetësi mbi balonën ‘spiune’ në hapësirën ajrore të SHBA

4 Shkurt, 2023
Turqia: Qytetarët tanë këshillohen të shmangin udhëtimet në rajonet kufitare të Ukrainës

Ministri i Jashtëm rus: Suedia po rrezikon ‘qëllimisht’ anëtarësimin e saj në NATO duke lejuar provokimet terroriste

4 Shkurt, 2023
Zëvendësimi i gazit rus në Evropë, sfidues në afat të shkurtër

Azerbajxhani planifikon që deri në vitin 2027 të dyfishojë eksportet e gazit

4 Shkurt, 2023
Prishtinë/Tenton ta rrëmbejë një person, arrestohet nga policia, konfiskohet një thikë dhe substanca narkotike

Më shumë se 2000 burra u arrestuan për organizimin dhe kryerjen e martesave të paligjshme të fëmijëve në Indi

4 Shkurt, 2023
Filloi festivali i borës në qytetin japonez të Sapporos

Filloi festivali i borës në qytetin japonez të Sapporos

4 Shkurt, 2023
Pas orës 22:00 ndërpritet ndriçimi i jashtëm i godinave në Shqipëri, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike

Denis Schmihal: Nuk ka energji elektrike në Odesa për shkak të dëmtimit të nënstacionit

4 Shkurt, 2023
Një adoleshente është vrarë nga një peshkaqen në lumin Swan në Australi

Një adoleshente është vrarë nga një peshkaqen në lumin Swan në Australi

4 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E diel, 5 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Revoltë!

Revoltë!

2 javë më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 3 minuta lexim
30.000 punonjës të shërbimeve publike protestojnë për rritje pagash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

“Arti dhe revolta nuk do të vdesin, përveçse me njeriun e fundit!”

                                                                                                    Dostojevski

 Revolta është kulmi i reaksionit shoqëror. Ajo është një gacë përherë e ndezur që mund të mbulohet me hirin e qetësisë, por kur budallenjtë i fryjnë këtij hiri, kush është ai që guxon ta paramendoj se çfarë do të ndodh?

Nga Imer Topanica

 Ndër gabimet e përsëritura nga pushtetarët aktualë dhe eksponentët e tyre është edhe ky: kur provojnë të na e rrëmojnë kujtesën kolektive me “fotografitë” e qeverisjeve të kaluara, ndërsa i shoqërojnë me frazën: sa shpejt harruat! Kujt duan të ia kujtojnë të kaluarën? Neve që e bëmë njërin prej akteve më të pashembullta në tërë historinë e demokracisë së Ballkanit Perëndimor, duke e kthyer tërësisht përmbys skenën politike dhe duke ua besuar pushtetin, të cilin janë duke e shpërdoruar.

E vetmja arsye pse rrugët dhe sheshet e Kosovës nuk kumbojnë nga zërat protestues kundër kësaj qeverie, është se qytetarët janë të ndërgjegjshëm për kontekstin e krijuar me Serbinë. Ata e dinë që në këto momente të ndjeshme, skena politike vendore, të gjithë faktorët relevantë, bashkë me qytetarët, duhet të sinkronizohen në kuptimin e qëndrimeve.

Lexoni edhe..

Kosova (pa)republikë!

Atlete për markën kosovare – Koshtunica & Vuçiq

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Por politikani ynë, i zvetënuar nëpër zyra, i akomoduar në ambiente komfore, me pagë shpesh trefish më të lartë se sa një qytetar që mezi ia del t’i mbyll llogaritë e borxheve të përmuajshme, e ka shkëputur lidhjen me realitetin. Paraardhësit e tij i patën shkëputë kësisoj lidhjet dhe përdornin “fotografitë” e ish regjimit për të na e kujtuar se sa keq ishim, në kohën e ish regjimit. Me një fjalë, sintaksa e diskursit mbrojtës që kultivohet nga këta të tanishmit, nuk ka ndryshuar shumë nga ajo që e përdornin ata që ishin para tyre.

Pakënaqësitë të cilat shpërthyen në rrjetet sociale me rastin e shtrenjtimit të faturave të tatimit mbi pronë, i përgjigjen shpjegimit të mësipërm. Po qe se Kosova do të ndodhej në rrethana të tjera, po qe se nuk do të ekzistonte problemi me Serbinë, kush do t’i frenonte qytetarët e pakënaqur me këtë lloj trajtimi që iu bëhet nga qeveria?

Sipas data bazës worlddata.info, që nga viti 2008 e deri më sot, inflacioni në Kosovë është ngritur për 39.5%, çka flet për një shtrenjtim enorm të çmimit të produkteve. Vetëm në vitet e fundit, sipas kësaj databaze, inflacioni në Kosovë ka shënuar rritje për 7%. Me fjalë të tjera, 1000 eurot e vitit 2008, sot janë të barabarta me 1395.46 euro.

Ndonëse me shifra dukshëm më të zbutura, rritjen e inflacionit e konstaton edhe Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK):

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin dhjetor 2022.

 Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin nëntor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (15.9%); energji elektrike (7.6%); veshje (4.2%); blerje të automjeteve (4.0%); qumësht, djathë dhe vezë  (2.5%); perime (2.3%); duhan (1.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1.3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga  pemët dhe perimet (1.2%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në IHÇK.

 Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (-8.3%), me ndikim prej (-0.5 për qind) në IHÇK.

 Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2022 me muajin dhjetor 2021 ishte 12.1%.”

Pikërisht, ndërsa kriza ekonomike e karakterizuar me këtë inflacion të lartë ua ka vështirësuar jetët qytetarëve, shtrenjtimi i taksave nga një qeveri që nuk ia del as të krijojë kushte as për një fabrikë të keçapit, është një fyerje për qytetarët. Përveç nëse qeveria po e provokon revoltën, shpërthimin e pakënaqësisë dhe protestave, për të dhënë dorëheqje. Nënshkrimi i marrëveshjes për “zajednicën”, sado kudo, do t’i kishte shpërlarë nga mëkati./FolDrejt/

Tags: protestaImer TopanicaInflacioniRevolta
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Berisha: Keni votuar – Duroni!

Lajmi tjetër

Historiani serb: Serbia të kërkojë anëtarësimin në BE në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në OKB

Të ngjajshme

Kosova (pa)republikë!
KRYESORE

Kosova (pa)republikë!

2 Shkurt, 2023
Duart e përgjakura të Vuçiqit, e pengojnë ta njoh Kosovën
OP/ED

Atlete për markën kosovare – Koshtunica & Vuçiq

2 Shkurt, 2023
Agim Baçi: Një rrëfim për errësirën dhe dritën
OP/ED

Agim Baçi: A dimë ne t’i inkurajojmë fëmijët?

31 Janar, 2023
Është koha e kokoshkave
OP/ED

Vuçiq është bërë një nga diktatorët më të mëdhenj në Evropë

31 Janar, 2023
Filozofi slloven, Slavoj Zizek: Kam frikë se Serbia do të përfshihet në projektin e luftës ruse kundër dekadencës perëndimore, të ashtuquajturin “denazifikim”
OP/ED

Filozofi slloven, Slavoj Zizek: Kam frikë se Serbia do të përfshihet në projektin e luftës ruse kundër dekadencës perëndimore, të ashtuquajturin “denazifikim”

31 Janar, 2023
Shoqe dhe shokë!
OP/ED

Shoqe dhe shokë!

24 Janar, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro 4 Shkurt, 2023
  • VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës 4 Shkurt, 2023
  • Pse na duket sikur biem nga lartësia kur jemi në gjumë? 4 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}