Ministria e Shëndetësisë (MSh), i ka inkurajuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, sidomos tash pas shfaqjes së variantit Omicron, transmeton Fol Drejt.
“Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, i rikujton kësaj kategorie të qytetarëve se certifikata e tyre me vetëm një dozë do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se katër javë apo nëse testi RT-PCR është kryer në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Përndryshe në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 777 doza të vaksinës. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës. Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./FolDrejt/