Gjatë verës së kaluar shumë të rinj dibran dhe gjetkë u prekën nga sëmundja e fruthit. Në momentet kur mendohej se kjo sëmundje ngjitëse ishte larguar, shfaqen gjashtë raste të reja në fshatin Radishan – ku pesë janë fëmijë dhe shkonin në çerdhe, kurse i gjashti është person i rritur shkruan foldrejt.com.
Komisioni për sëmundje infektive pranë ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës ka mbajtur mbledhje nga e cila pritet të dalin rekomandimet mbi mbylljen e çerdhes apo izolimin e fëmijëve të infektuar nëpër shtëpitë e tyre për një periudhë të caktuar derisa të shërohen.
Sëmundje ngjitëse e fruthit transmetohet përmes kollitjes, të teshurave dhe sekrecioneve tjera që vijnë nga rrugët e frymëmarrjes. Pastërtia është një ndër metodat për të luftuar fruthin./Foldrejt.com