Britania e Madhe do të dërgojë 14 tanke “Challenger 2” dhe armë të tjera të rënda në Ukrainë në javët e ardhshme dhe do të fillojë trajnimin e ushtarëve ukrainas këto ditë, njoftoi zyra e kryeministrit Rishi Sunak.
“Është e qartë për kryeministrin se një luftë e gjatë dhe statike përfiton vetëm qëllimet ruse. Kjo është arsyeja pse ai dhe ministrat e tij do të bisedojnë me aleatët tanë nga e gjithë bota për të rritur presionin mbi Vladimir Putin dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë për Ukrainë”, tha zëdhënësi i qeverisë, sipas Reuters.
Sunak dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky folën me telefon të shtunën, kur kryeministri britanik i premtoi tanke Ukrainës./FolDrejt/