Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë një konference për media ka treguar se planifikojnë që subvencionimi për izolimin e kulmeve dhe ndërrimin e dyerve dhe dritareve të nisë që vitin e ardhshëm.
“Ne qysh nga viti në vijim do të fillojmë me skema më të mëdha të efiçencës së energjisë që përfshijnë termoizolime, izolime të kulmeve, ndërrim të dyerve dhe dritareve, por edhe pajisje eficente për ngrohje siç kemi bërë sivjet. Plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro së paku t’i investojmë në efiçencë të energjisë në programe të reja e kam fjalën, përveç programeve ekzistuese që janë dhjetëra miliona në programet e efiçencës në ndërtesa publike”, është shprehur Rizvanolli.
“Ne si Ministri e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin e Efiçiencës, por edhe Agjensinë e Efiçiencës së Energjisë dhe me të gjithë partnerët e tjerë, por edhe Organizatat Ndërkombëtare që punojnë në Kosovë, jemi duke punuar në dizajnimin e kësaj mase”, ka thënë ajo tutje./FolDrejt/