Trajneri spanjoll Roberto Martinez është trajneri i ri i skuadrës portugeze të futbollit.
Martinez (49) dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Belgjikës pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar. Ai zëvendësoi në pankinën e Portugalisë Fernando Santos, i cili u shkarkua pas eliminimit nga Maroku në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe drejtoj një nga skuadrat më të talentuara në botë. Është projekti që kam dashur. E kuptoj që ka pritshmëri dhe synime të mëdha, por jam i sigurt se ka një grup të madh të njerëz, duke punuar për të përmbushur objektivat tona”, tha Martinez, cituar nga faqja zyrtare e Federatës Portugeze të Futbollit (FPF)./FolDrejt/