Industrialisti dhe biznesmeni i madh amerikan John D. Rockefeller themeloi Standard Oil Trust në 2 janar 1882. Ishte një marrëveshje bashkëpunimi mes 40 Shoqatave të Naftës, të cilat në të ardhmen do kontrolloheshin nga Rockfeller, shkruan foldrejt.com.
Kjo u arrit pasi Rockefeller në 1863 ndërtoi rafinerinë në Cleveland. Për shkak të disa problemeve ligjore në Kongresin amerikan, Standard Oil u akuzua se kishte shkelur Antitrust Act.
Në 1906 presidenti amerikan Theodore Roosevelt nxiti një hetim kundër Standard Oil, e cila u fitua në 1911. Prej atëherë Standard Oil u nda në 30 biznesmenë tjerë, kurse Rockefeller kontrollon shumicën e akcioneve.
Firma e tij do arrinte shumën e 200 miliardë dollarëve./Foldrejt.com