fbpx
Fol Drejt
E martë, 28 Mars, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    IOC rekomandon kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garë

    Ministri i Jashtëm i Çekisë: Rusia nuk ka vend në Lojërat Olimpike

    Haxhiu takohet me drejtoreshën e Drejtorisë së Këshillit të Evropës për Dinjitet Njerëzor, Barazi dhe Qeverisje në Strasbourg, Claudia Luciani

    Policia italiane sekuestron 760 kilogramë kokainë, ndalon 21 persona

    Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)

    Lavrov: Do të vendosim raporte bilaterale me Amerikën kur ata të ndryshojnë sjelljen e tyre

    OBSH nxjerr rekomandime të reja për vaksinimin kundër COVID-19

    Shmyhal: Ukraina ka marrë rreth 7 miliardë dollarë nga BE dhe ShBA këtë vit

    SHBA nuk do të ndajë më informacione me Rusinë për forcat e saj bërthamore

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

    Banka më e madhe zvicerane bleu Credit Suisse, një marrëveshje me vlerë më shumë se dy miliardë dollarë

    Eksperti financiar nga Wall Street: Një tjetër bankë e madhe kërcënohet nga kolapsi

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

    Ministri Çeku për Bibliotekën e qytetit të Shtimes: Një projekt që ishte shoqëruar me shumë problematika

    Prezantohet libri: “Politikat Publike përtej jurisprudencës tradicionale një qasje mekasid”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Zidane në listën e ngushtë të Tottenham Hotspur

    United ende nuk ka bërë një lëvizje vendimtare në zgjatjen e kontratës së targetit të PSG-së, Rashford

    Tuchel dëshiron Mount në Bayern

    Laimer do të transferohet në Bayern gjatë verës

    Shënoi pesë gola në dy ndeshje, Juventusi dhe Arsenali kërkojnë transferimin e tij

    Dani Olmo dhe Barcelona, sërish temë në mediat spanjolle

    SEVILLE, SPAIN - DECEMBER 21: Gavi of FC Barcelona reacts during the LaLiga Santander match between Sevilla FC and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on December 21, 2021 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

    Gavi mes problemeve në Barcelonë: Bayerni i gatshëm ta transferojë atë

    Marca: Real Madridi është tërhequr nga nënshkrimi me Bellinghamin dhe Mbappen këtë verë

    Kalvin Phillips England, Bukayo Saka England England - Deutschland London, 29.06.2021, Fussball, Saison 2020/21 Foto: Moritz Müller *** Kalvin Phillips England , Bukayo Saka England England Germany London, 29 06 2021, football, 2020 season 21 photo Moritz Müller

    Phillips dëshiron të qëndrojë tek City

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

    Ky është vendi më i lumtur në botë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

    Këto 5 ushqime janë aleatë të fuqishëm në luftën kundër diabetit, sipas dietologëve

    A vuani nga fryrja? Këto tri gjëra e provokojnë rregullisht

    Kjo është vitamina më e mirë për trurin

    Hulumtimi: Shenjat e para të Alzheimerit mund të shfaqen në sy

    Asnjëherë mos e ndaloni teshtitjen, mjekët paralajmërojnë se është shumë e rrezikshme

    Pse mjekët këshillojnë që të mos e ndalim teshtitjen?

    Antibiotikët nuk ndihmojnë në mbijetesën e pacientëve me infeksione virale

    Mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e humbjes së dhëmbëve

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home LAJME DIASPORË

Roli i diasporës shqiptare të Amerikës në pavarësimin e Shqipërisë dhe pas saj

2 vjet më parë
in DIASPORË, OP/ED, POLITIKË
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shkruan: Fisnik N. Muça, Doktor i Shkencave Politike

Gjatë viteve të fundit të shekullit të 19-të, si rezultat i kushteve të rënda ekonomike dhe për shkak të presionit politik, shqiptarët u detyruan të largohen dhe të lënë trojet e veta amtare për të emigruar në tokat e pasura të Amerikës. Edhe përskaj shumë vështirësive që kishin në vitet e para të emigrimit, ata kurrë nuk i zbehën lidhjet e tyre politike dhe shpirtërore me shqiptarët që jetonin në Gadishullin Ballkanik. Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte e përqëndruar rreth Federatës Panshqiptare “Vatra”, e cila mes tjerash ishte aktive edhe me gazetën “Dielli”. Kur Shqipëria krijoi qeverinë dhe institucionet pas pavarësimit, diaspora shqiptare në Amerikë në krye me shumë intelektualë, si me Fan S. Nolin dhe Faik Konicën, përpunoi strategjinë, idetë dhe mënyrat e veprimit kombëtar.

Lexoni edhe..

Nuk mund ta mbrojmë Albinin, sepse na kundërshton Kurti!

Ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë: zgjidhja e vetme e mundshme që ka mbetur për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë

Porosit Web Porosit Web

Me shpërthimin e Luftës Ballkanike, ushtritë e vendeve fqinje pushtuan sipërfaqe të mëdha të tokave shqiptare dhe situata në Shqipëri u bë tepër kritike. Në këto rrethana kritike dhe delikate për popullin shqiptar që jetonte në trojet e Ballkanit, diaspora shqiptare nëpërmjet Federatës “Vatra” organizoi një tubim në Boston më 17 nëntor të vitit 1912. Mes tjerave, u fol edhe për rrezikun e madh që u kanosej vendeve shqiptare nga ushtritë e vendeve fqinje, andaj si rezultat i këtyre rrethanave, në këtë tubim u vendos që t’u dërgoheshin telegrame: trashëgimtarit të fronit të Austrisë, perandorit të Gjermanisë, mbretit të Italisë, si dhe ministrave të punëve të jashtme të Austrisë, Gjermanisë dhe Austrisë. Gjithashtu nëpërmjet këtij organizimi të diasporës shqiptare, u bëhej e ditur Anglisë, Francës dhe Rusisë, që nëse do të lejohej copëtimi i Shqipërisë, atëherë do të organizohej një kryengritje mbarrëshqiptare në Ballkan.

Edhe në qytete të tjera të Amerikës, në gjysmën e parë të vitit 1913, u organizuan tubime të përmasave të mëdha, nëpërmjet të cilave diaspora shqiptare u drejtohej shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Londrës, që të mbrojnë pavarësinë e Shqipërisë dhe tërësinë territoriale të shpallur në nëntor të vitit 1912. Motoja kryesore e këtyre tubimeve ishte: Shqipëria për shqiptarët dhe shqiptarët për Shqipërinë.

Duke marrur parasysh që Konferenca e Londrës nuk përfundoi në favor të shqiptarëve, disa muaj pas saj, diaspora shqiptare e Amerikës përsëri u ngrit në protesta dhe tubime, duke promovuar dhe përkrahur idenë e tërësisë tokësore të Shqipërisë brenda hapësirës së përfshirë në kufijtë e saj etnik. Intelektualët shqiptarë që qëndronin në krye të Komitetit Shqiptar të Amerikës, në formë proteste dërgonin telegrame drejt Fuqive të Mëdha Evropiane, pjesëmarrëse në Konferencën e Londrës, me qëllim që të ndërhynin dhe për të penguar masakrat të cilat bëheshin ndaj popullsisë shqiptare, me theks të veçantë ndaj asaj dibrane dhe kosovare.

Veprimtaria e diasporës shqiptare të Amerikës e organizuar rreth Federatës “Vatra”, luajti edhe një rol mjaft të rëndësishëm mes viteve 1915-1920, ku jo vetëm që kërkohej dhe mbështetej mbrojtja e kufijve të Shqipërisë etnike, por edhe Shqipëria me kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Londrës. Në Konferencën e Parisit që u mbajt pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u shfaqën tendenca që të zhduknin Shqipërinë nga harta politike e Ballkanit, andaj roli i diasporës shqiptare në këtë rast ishte që të paktën të mbrohej Shqipëria e pranuar në Konferencën e Londrës.

Shënim: Ky opinion është i ndërtuar në bazë të ideve dhe të dhënave të marra nga Dr. Valentina Duka, të kumtesës të prezantuar në simpoziumin e vitit 1993 me titull “Dibra dhe etnokultura e saj”.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vaksina e Gjermanisë dhe e turkut, përherë të parë në Britani

Lajmi tjetër

102 vjeçarja e cila lindi në mes të një gripi në vitin 1918 dhe mundi koronavirusin 2 herë

Të ngjajshme

KRYESORE

Nuk mund ta mbrojmë Albinin, sepse na kundërshton Kurti!

24 Mars, 2023
OP/ED

Ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë: zgjidhja e vetme e mundshme që ka mbetur për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë

24 Mars, 2023
OP/ED

Nga polemika me profesorin deri te kumti për Kosovën e pavarur

23 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM