Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit dhe vëllai i tij u arrestuan në fillim të marsit me akuzën e përdorimit të pasaportave false për të hyrë në vend
Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto Assis janë liruar nga burgu në Paraguai dhe janë vendosur në arrest shtëpie.
Dyshja u arrestuan në fillim të marsit pasi dyshohet se kanë përdorur një pasaportë false për të hyrë në vend.
Pasi kaloi 32 ditë në burg, gjykatësi Gustavo Amarilla ka vendosur që Ronaldinho dhe vëllai i tij mund të jetojë në një hotel në Asuncion ndërsa ata do të presin gjyqin për akuzat e tyre.
Avokatët për Ronaldinho dhe Assis kanë postuar një lirim me kusht prej 1.6 milion dollarë në emër të klientëve të tyre, pasi një kërkesë e mëparshme u refuzua.