Sergio Busquetsit i kanë mbetur edhe pak më shumë se katër muaj e gjysmë nga kontrata e tij me Barcelonën dhe për momentin nuk dihet nëse do ta zgjasë atë.
Mesa duket trajneri Xavi do të insistojë për këtë, por ka edhe një ofertë që mund ta vështirësojë vendimin e Busquetsit. Ajo vjen nga Arabia Saudite, konkretisht nga Al Nassr, ku së fundmi luan Cristiano Ronaldo.
Mundo Deportivo shkruan se Busquets është i radhës në serinë e emrave të njohur të futbollit që klubi i pasur nga Arabia Saudite dëshiron të sjellë dhe për këtë po i ofrojnë 18 milionë euro pagë vjetore. I ofron atij një kontratë për dy vite, por është e gatshme të pranojë një shumë më të lartë, pra shumën që do të kërkonte vetë Busquets. Synimi i sjelljes së emrave të fortë të futbollit është forcimi i ligës përpara kandidimit për bashkëorganizimin e Botërorit të vitit 2030.
Busquets e di se Xavi dëshiron ta mbajë atë dhe është në pritje të ofertës së Barcelonës para se të fillojë të mendojë për opsione të tjera, thuhet në përfundim, transmeton Fol Drejt.