Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo do të debutojë për Al Nasr më 21 janar në ndeshjen e xhiros së 14-të të Ligës Profesionale të Arabisë Saudite kundër Al Itifaq.
Ronaldo u promovua dy ditë më parë në Riad si përforcim i ri i Al Nasr. Tifozët e këtij klubi prisnin që futbollisti portugez të debutonte për klubin e ri në ndeshjen e sotme kundër Al Tait.
Megjithatë, Ronaldo do të duhet të humbasë dy ndeshje për shkak të një pezullimi të dhënë nga FA gjatë kohës që luante për Manchester United./FolDrejt/