Christiano Ronaldo ishte protagonist në fitoren e Juventusit kundër Cagliarit, ku edhe pse nuk shënoi në tentativën me roveshatë ai asistoi në golin e tretë të Juan Cuadrados, shkruan foldrejt.com.
Në fillim të ndeshjes, Ronaldo mori fanellën me numrin sombolik 400 nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli. Kjo pasi në karrierën e tij futbollistike ka shënuar 402 gola në të gjithë kampionatet.
‘Vlerësim, afeksion, fitore. Juventus i madh,” shkruante Cristiano Ronaldo pas ndeshjes për të falenderuar edhe presidentin Agnelli.