Edhepse nuk është diçka e re, anketat ndërkombëtare dhe tashmë edhe ato vendore po tregojnë zhgënjimin e madh të të rinjve në Republikën e Maqedonisë.
Plot 83.7% nga të anketuarit kanë deklaruar se do të iknin nga Maqedonia në rast se u jepet mundësia. Ky është rezultati i anketës me titull “Nëse do të mundnit, a do të iknit nga Maqedoni?” që e ka publikuar “Fakulteti.mk” përpara dy javëve, ku kanë marrë pjesë 1.474 persona, informon foldrejt.com.
Në pyetjen tjetër nëse do të kishit mundësi a do të iknit nga Maqedonia, janë përgjigjur 1491 persona, ku 1.234 (83.7%) janë përgjigjur me “po”, 123 (8.3%) janë në “dyshim”, ndërkaq vetëm 117 (7.9%) janë përgjigjur me “jo”.
Shumica e të rinjve duan të emigrojnë në Gjermani, Australi, Kanadë, Francë, Holandë, Danimarkë, Austri, Skandinavi, Zvicër, Slloveni, Zelandë e Re, SHBA, Angli.
Ka edhe përgjigje të këtillë “Kudo qoftë vetëm jo në Maqedoni”, “Sa më larg prej këtu”, “Në një vend ku sundojnë ligjet dhe ku ka sistem normal të shëndetësisë dhe arsimit”.
Në këto kushte mund të konstatojmë se hapja e zonës Shengen për Maqedoninë vetëm se do e pleqëronte vendin dhe do kolpsonte ekonominë./Foldrejt.com