Në shtetin federal të Teksasit në SHBA, një avion luftarak F-35B është rrëzuar gjatë uljes.
Sipas raportimeve të mediave, avioni F-35B, i cili ishte në një fluturim stërvitor në bazën Fort Worth u rrëzua gjatë uljes ndërsa piloti ka shpëtuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se avioni është rrëzuar në pistë.
Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder tha se avioni nuk i ishte dorëzuar ende qeverisë amerikane, por ishte një avion i prodhimit Lockheed Martin dhe drejtohej vetëm nga pilotët e ushtrisë amerikane.
Avionët F-35B shpesh janë temë diskutimi për shkak të defekteve të tyre teknike. Më parë janë rrëzuar avionë të serisë F-35B që i përkasin SHBA-së, Japonisë, Australisë dhe Britanisë së Madhe./FolDrejt/