Mësuesit dhe mësueset jetojnë me rrezik në shkollën fillore të Baselit, shkruan media helvete blick.ch. Ata sulmohen shpesh nga nxënësit e tyre dhe bile janë kafshuar.
Pedagogët thonë se është normale të kafshojnë fëmijët deri në dy vjeç, por në momentin kur vesi i kafshimit zgjat deri në shkollën fillore, atëherë kjo ka të bëjë me mos zhvillimin normal të fëmijës, përcjell foldrejt.com. Andaj në këto raste duhet të merren masa. Konkretisht në shkollën e Baselit kanë ndodhur kafshime nga tre nxënës të moshave nga 4 deri 8 vjet.
Si masë e marrë pritet që këto fëmijë që kafshojnë të mësojnë vetëm dhe të ndarë nga klasa, kurse kërkohet nga mësueset të mos humbin toruan dhe të mos përdorin dhunë fizike ndaj nxënësve.
Pavarësisht se në Zvicër nuk ka të dhëna sistematike mbi dhunën e ushtruar ndaj profesorëve, mendohet të jetë sa në Gjermani – ku në çdo të katërtën shkollë është raportuar dhunë ndaj mësimdhënësit./Foldrejt.com