fbpx
  • TË FUNDIT
Rritja e pagave, mbi supet e taksapaguesve të varfër

Rritja e pagave, mbi supet e taksapaguesve të varfër

13 Qershor, 2018
Tottenham pas mbrojtësit të Cityt, Aymeric Laporte

Tottenham pas mbrojtësit të Cityt, Aymeric Laporte

25 Mars, 2023
Pse Bayerni i jep Nagelsmannit 700 mijë euro në muaj edhe pas shkarkimit të tij?

Pse Bayerni i jep Nagelsmannit 700 mijë euro në muaj edhe pas shkarkimit të tij?

25 Mars, 2023
Policia e Kosovës do të zbatojë planin operativ ‘Loja e futbollit Kosovë-Irlandë e Veriut’

Policia e Kosovës: Përfundon e qetë e pa incidente protesta në Prishtinë

25 Mars, 2023
Gjithnjë e më shumë kompani amerikane po përdorin drone për shpërndarjen e ushqimit

Gjithnjë e më shumë kompani amerikane po përdorin drone për shpërndarjen e ushqimit

25 Mars, 2023
Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

25 Mars, 2023
Edhe pse me probleme të shumta ligjore, Trump mban tubimin e tij të parë të fushatës në Teksas

Edhe pse me probleme të shumta ligjore, Trump mban tubimin e tij të parë të fushatës në Teksas

25 Mars, 2023

Erdogan dhe Putin flasin në telefon për situatën në Ukrainë

25 Mars, 2023
Molliqaj: Albin Kurti u dorëzua, e pranoi marrëveshjen

Molliqaj: Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, nga Kurti, Albini sot e ka mbiemrin Zajednica

25 Mars, 2023
Gafa e re e Bidenit: Në parlamentin kanadez e përshëndet Kinën në vend të Kanadasë

Gafa e re e Bidenit: Në parlamentin kanadez e përshëndet Kinën në vend të Kanadasë

25 Mars, 2023
PSD protestë kundër marrëveshjes së Ohrit: Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje

PSD nis protestën kundër marrëveshjes së Ohrit

25 Mars, 2023
Votuan 8 nisma ligjore, ministrja Haxhiu shpreh mirënjohjen ndaj deputetëve

Haxhiu: Vlerësoj se Gjykata Kushtetuese po i jep goditje Republikës së Kosovës

25 Mars, 2023
Kryeministri i Polonisë: Do t’i kërkojmë Gjermanisë leje për të dërguar tanke në Kiev

Morawiecki: Gjermania duhet të ofrojë mbështetje më aktive për Ukrainën

25 Mars, 2023
Sa kafe në ditë duhet t’i konsumojnë ata që kanë tension të lartë?

Pse kafeja shkakton nervozë dhe ankth tek disa njerëz?

25 Mars, 2023
Autoritetet paralajmërojnë nigerianët për vjedhje informacionesh gjatë përdorimit të TikTokut

Autoritetet e Londrës ndalojnë oficerët e tyre të përdorin aplikacionin TikTok

25 Mars, 2023
Manchester United në krizë financiare?

Manchester United është i interesuar për Evan Ferguson

25 Mars, 2023
Kapet njëri nga krerët e DAESH, SHBA njofton se i arrestuari është një prodhues bombash me përvojë

Kongresi Amerikan diskuton për presionin kinez ndaj turqve ujgurë

25 Mars, 2023
Tensione pranë kufirit me Poloninë, raketat ruse shënjestrojnë qytetin në perëndim të Ukrainës

Ukraina: Rusia kreu 50 sulme ajrore dhe 11 raketore brenda një dite

25 Mars, 2023
Bayern Munich zvogëlon interesin për sulmuesin Kane, kërkon qendërmbrojtës

Emërimi i Tuchel mund të ndihmojë Bayern Munich në garën e Kane

25 Mars, 2023
Policia e Kosovës është gati për të ofruar siguri në ndeshjen e sotme FC Llapi-Buduçnost

Protesta e sotme e PSD-së, policia del me njoftim

25 Mars, 2023
Ndikimi rus në Bosnjë, Britania dërgon specialistë për neutralizim dhe kundërshtim të këtij ndikimi

Shtrohet iftar i hapur në muzeun Victoria dhe Albert në Britani

25 Mars, 2023
S’ndalet COVID-19, mbi 800 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

25 Mars, 2023
Kryeministri Kurti takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

Kryeministri Kurti takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Hoteli kaplohet nga zjarri, humbin jetën 8 persona, 9 të tjerë mbesin të lënduar

Depoja e Elkosit iu përfshi nga zjarri, deklarohet pronari Ramiz Kelmendi

25 Mars, 2023
Manchester United shënjestron futbollistin 19-vjeçar, a do të jetë ky zëvendësuesi i Ronaldos?

Graham Potter dëshiron që Chelsea të nënshkruajë me Benjamin Šeško

25 Mars, 2023
Kërcënimet nga Kina: Tajvani po punon në krijimin e një flote ushtarake me 3000 dronë

Tajvani: Mbrojtja e demokracisë me forcat e armatosura është një mision i madh

25 Mars, 2023
Bayern kërkon të nënshkruajë me Firminon

Barcelona shpreh interesim për Roberto Firiminon

25 Mars, 2023
Rriten rastet e krimeve të rënda seksuale në Japoni

Japonia do ta cilësojë ndikimin rajonal të Kinës si “sfida më e madhe strategjike”

25 Mars, 2023
Fol Drejt
E shtunë, 25 Mars, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt
Home EKONOMI

Rritja e pagave, mbi supet e taksapaguesve të varfër

5 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, nga përfaqësues të punëtorëve dhe ligjërues të politikave sociale, po cilësohet diskriminues, skandaloz dhe abuzim me paranë publike.

Sipas tyre, kjo rritje krijon diferencë të madhe të pagave, jo vetëm në raport ndaj sektorit privat, por edhe përbrenda vet sektorit publik.

Lexoni edhe..

3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është shprehur kundër vendimit për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, duke rikujtuar Qeverinë se po krijon ndasi të mëdha në paga mes punonjësve.

Avni Ajdini, kryetar i kësaj sindikate tha për Radion Evropa e Lirë, se pagat duhet të rriten si për punonjësit e sektorit publik ashtu edhe atë privat. Ai tha se është shqetësuese diferenca e krijuar mes pagave dhe në këtë mënyrë, punëtorët e sektorëve të tjerë ndihen të diskriminuar.

“Nëse bëhet një seleksionim, atëherë është një degradim dhe nënçmim i pjesës tjetër të punëtorëve, të cilin vendim ne nuk mund ta pranojnë. Por, në tërësi duhet të tërhiqet një paralele e përbashkët dhe pagat të rriten për të gjithë pa e diskriminuar askënd”, thotë Ajdini.

Në anën tjetër, Artan Mustafa kërkues dhe ligjërues i politikave sociale, thotë se këto pagesa dhe privilegjet e zyrtarëve të lartë shtetërorë, po financohen nga buxheti i përgjithshëm.

Kurse rreth 85 për qind e buxhetit të Kosovës, thotë ai, përbëhet prej taksave të konsumit, që i bie se të varfrit kontribuojnë më shumë në buxhetin kombëtar sesa njerëzit që janë në pozitë më të favorshme ekonomike.

Mustafa thotë se në bazë të pasurisë së deklaruar në vitin 2017, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon të ardhura mujore rreth 114 herë më të larta sesa vlera e ndihmës sociale. Kurse vetëm paga e kryeministrit është 28 herë më e lartë sesa vlera e asistencës sociale.

“Nëse llogarisim pagën e kryeministrit të Kosovës, do të jetë gjashtë herë më e madhe sesa të ardhurat mesatare mujore të një familjeje në Kosovë. Pra, ky vendim do të rrisë varfërinë dhe pabarazinë në Kosovë nga këndvështrimi relativ”, thotë Mustafa.

Sipas vendimit të marrë në muajin dhjetor, i cili është shfuqizuar të martën, pasi që Gjykata Kushtetuese nuk e cilësoi atë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të rritet në 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, tani do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore prej 1,150 euro.

Po ashtu, vendimi është i favorshëm edhe për 600 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të përfitojnë pagën mbi 3000 euro, nga rreth 1500 euro sa e kanë aktualisht.

Në anën tjetër, paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave zyrtare është 525 euro, 371 euro në sektorin privat kurse paga minimale vazhdon të mbetet nga 130 deri 170 euro në muaj.

Mësimdhënësit në universitet marrin pagë mbi 1000 euro në muaj, profesionistet shëndetësore të të gjitha lëmive paguhen me rreth 600 euro në muaj, kurse mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm nga 400 deri në 450 euro.

Pensionistët kontributpagues marrin nga 158 deri 240 euro, asistencat sociale kapin shumën prej 50 deri 150 euro varësisht nga numri i anëtarëve të familjes, kurse pensionet e moshës janë 80 euro në muaj.

Rritja e pagave mujore për zyrtarët shtetërorë, sipas Artan Mustafës, në mënyrë zinxhirore do të diktojë edhe përfitime tjera.

“Kjo rritje i kontribuon vazhdimësisë së privilegjeve, në kuptimin se ata automatikisht marrin më shumë nga kursimet pensionale, garanci përmes sigurimit shëndetësor dhe përfitojnë më shumë nga skema e pushimit të lehonisë. Do të thotë, secili vendim në mënyrë zinxhirore po u shkon këtyre dallimeve burokratike”, thotë Mustafa.

Kosova llogaritet vendi më i varfër në Evropë. Shkalla e papunësisë është 30.5 për qind, kurse rreth 17.6 për qind të popullatës jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Hamza në dilemë për ta zbatuar vendimin për rritjen e pagave të qeveritarëve

Lajmi tjetër

Gjermania jep 8 milionë euro grant për projektin e mënjanimit të ujërave të zeza në tri komuna të Kosovës

Të ngjajshme

Video/Shpërblehen qytetarët që nuk blenë produkte serbe në Skenderaj
KRYESORE

3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

23 Mars, 2023
Ministri Aliu fton llapjanët në teatrin e Podujevës, ku do të prezantohet fillimi i projektit Prishtinë Podujevë
KRYESORE

Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

22 Mars, 2023
170 milionë euro humbje brenda 9 muajve në Trust
KRYESORE

Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

21 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM