Rritja ekonomike në Shqipëri është 4.5 herë më e lartë se në vitin 2013, ndërsa vetëm në një vit, qershor 2017-qershor 2018, shënohet një rritje me 38 757 e numrit të të punësuarve në vend.
Përmes rrjetit social Facebook, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sjell statistika konkrete për rritjen ekonomike, rritjen e numrit të të punësuarve dhe të bizneseve të reja në vend.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri Rama.
Sipas këtyre shifrave janë mbi 38 mijë të punësuar vetëm në periudhën qershor 2017-qershor 2018.
Nga 648 mijë e 477 të punësuar në qershor 2017, janë regjistruar 687 mijë e 284 të punësuar në qershor 2018.
Sa i përket numrit të bizneseve të reja në janar – korrik 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese.
Rritja ekonomike nga 1 përqind në vitin 2013 shënon rritje progresive me 1.8 përqind në 2014; 2.2 përqind në 2015, 3.4 përqind në 2016, 3.8 përqind në 2017, ndërsa tremujori i parë i 2018-s shënon rritje 4.45 përqind.