Një person ka përfunduar pa shenja jete pas rrokullisjes së traktorit të cilin viktima po e drejtonte.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës, gjatë pasditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/