Një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” do të lirohet nesër për qarkullim.
Kjo u konfirmua nga Drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci.
“Nuk e kemi liruar për qarkullim por për ata që e shfrytëzojnë parkingun”, tha Brestovci për Klankosova.tv
Rruga “Xhorxh Bush” ka pothuajse një vit që është mbyllur për qarkullim te veturave.
Komuna e Prishtinës, fillimisht kishte marrë vendim që në hapësirat e këtij bulevardi të qarkullojë vetëm mjetet e transportit publik dhe taksitë, por që më pas u mbyll qarkullimi edhe për to.